Komediani i njohur DL Hughley njoftoi se rezultoi pozitiv me koronavirus pasi u rrëzua në skenë gjatë një shfaqje në Nashville.
Hughley, 57 vjeç, kishte mbilodhje pasi punoi dhe udhëtoi gjatë javës, tha publicisti Yvette Shearer. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku pasi i bënë analizat, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në një postim në Instagram, Hughley tha se diagnoza pozitive erdhi pasi u krye një seri testesh kur ai u dërgua në Spitalin Shën Thomas të Nashville të premten në mbrëmje.
Ai tha se do të kthehej në dhomën e tij të hotelit për tu karantinuar për dy javë pas daljes nga spitali. Aktori është shprehur se nuk ka asnjë nga simptomat e koronavirusit.
Ai tha: “Unë nuk kam simptoma të ngjashme me gripin, nuk kam pasur gulçim, nuk kam pasur vështirësi në frymëmarrje, nuk kam kollë, nuk kam ethe, as temperaturë. Unë nuk kam pasur humbje të nuhatjes apo shijes, thjesht kam humbur vetëdijen”.