Horoskopi 11 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Dashi

Hidhuni në veprim pa u ndjerë të paragjykuar: hekuri duhet të rrihet sa është i nxehtë! Ju keni një ekuilibër të mirë psikofizik dhe do bëni disa ndryshime në punë. Disa do ta gjejnë veten duke devijuar vëmendjen dhe interesin profesional drejt zonave të tjera operative, të tjerët do të gjejnë furnizues ose bashkëpunëtorë të rinj duke ndryshuar plotësisht ambientin e tyre.

Demi

Yjet shkëlqejnë në qiellin tuaj, duke filluar me Hënën në Bricjap. Lëvizni me qetësi në punë, vlerësoni zgjedhjet tuaja dhe perspektivat e ardhshme pa stres. Nga pikëpamja sentimentale, ju ndjeheni shumë të lidhur me partnerin tuaj. Merrni iniciativën dhe befasojeni atë duke gatuar një një menu shumë special.

RonaTyra

Binjakët

Do keni një intuitë të shkëlqyer që mund t’ju japë përparësi të konsiderueshme. Dëgjoni ndjesitë tuaja të brendshme pa i arsyetuar me çdo kusht: ato do të jenë të çmuara! Çështjet praktike, të punës dhe financiare marrin kthesën e dëshiruar; me Mërkurin në shenjë nuk ju mungojnë idetë, përkundrazi.

Gaforrja

Ju do ndiheni disi të humbur, të lodhur dhe nuk do arrini të mbani dot ritmin për t’u përshtatur me të tjerët përreth jush. Me Mërkurin në shenjën tuaj, në punë fjalët kyçe janë këto: maturi gjithmonë dhe kudo konfidencialitet. Qartësia dhe sinqeriteti do mbizotërojë në çift.

Luani

Me pak përpjekje, do të jeni në gjendje të merrni përgjegjësinë për t’u përballur me rutinën e përditshme, edhe nëse heqja dorë nga detyrat tuaja për disa ditë do të ishte mirë për ju. Përfitoni nga talenti juaj për trajtimin e parave dhe filloni të kurseni ose investoni në diçka që do ju japë shumë të ardhura. Do jetë një fazë reflektimi në dashuri, përpiquni të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë në marrëdhënie.

Virgjëresha

Ju do bëni një lëvizje të fuqishme për të propozuar veten me ide të reja, duke zbuluar mundësi të shkëlqyera për rritje profesionale dhe përvetësimin e pushtetit. Në çift do përballeni me disa momarrveshje, por një tërheqje e zgjuar nga ana juaj do vihet re gjithashtu.

Peshorja

Atmosfera e kësaj të hëne duket larg paqes, veçanërisht në familje, në sferën private. Fati do ju shoqërojë në sferën profesionale dhe në atë sentimentale. Në punë, shoqërohuni me njerëz sipërmarrës dhe të sinqertë. Në frontin e dashurisë nuk keni absolutisht asnjë dëshirë të angazhoheni.

Akrepi

Do të keni intuitë brilante për të përmirësuar pozicionin tuaj profesional dhe të ardhurat tuaja; rishikoni programin tuaj profesional jini përgjegjës pë atë që bëni. Në fushën sentimentale, lërini mënjanë xhelozitë, dyshimet, mërzitjet dhe gjeni mirëkuptimin dhe harmonizimin. Do ju vijë një propozim që duhet ta vlerësoni me qetësi.

Shigjetari

Periudha e vështirë në lidhje me paratë. Do pësoni disa ulje dhe ngritje, prandaj, administroni ekonominë tuaj në mënyrë skrupuloze, por pa alarmizëm. Disonanti i mërkurit sugjeron pengesa të vogla: humbje dokumentesh, pagesa, detyrime tatimore, shpenzime të llojeve të ndryshme, etj. Do përjetoni momente të zjarrta në dashuri.

Bricjapi

Hëna vazhdon t’ju mbështesë. Në vendin e punës, mund të shfaqen mundësi interesante, megjithatë tregoheni të kujdesshëm dhe të qartë në çdo gjë që nuk është e sigurt. Dalëngadalë Venusi ju çon drejt një tundimi, duke ju prezantuar me një person me të vërtetë magjepsës i cili mund të ‘komplikojë’ jetën tuaj.

Ujori

Sot diçka mund të mos shkojë ashtu siç shpresohej. Mos e merrni atë me shumë stres! Me efikasitet do të zgjidhni disa çështje që rrezikojnë të bëhen shqetësuese. Mundohuni të bëni një shëtitje të gjatë ose udhëtim me biçikletë në vend që të kaloni të gjithë kohën tuaj të lirë duke biseduar në internet.

Peshqit

Mërzia, lodhja, nervozizmi dhe ngjarjet e paparashikuara sot nuk do t’ju lejojnë të përqendroheni në punën tuaj ashtu siç dëshironi, të vlerësoni aspektet pozitive të partnerit tuaj, t’i kushtoni kohën e dëshiruar argëtimit dhe mirëqenies tuaj. Nëse kryeni një aktivitet në kontakt me publikun do të jeni të padurueshëm. Mundohuni të qëndroni të qetë, jini të durueshëm deri nesër në mbrëmje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu