Pas asaj me arome vagine, Gwyneth Paltrow ka hedhur në treg një tjetër qiri… të nxehtë.
Aktorja e ka prezantuar mbrëmjen e së mërkurës në “Tonight Show” në lidhje direkte me Jimmy Fallon duke ia treguar të gjithëve: “Kjo ka aromën e orgazmës sime”, ka thënë ylli i Hollywood-it.
Qiriri i parë është shitur menjëherë brenda një kohe shumë të shkurtët dhe ka shumë mundësi që edhe “shpikja” e fundit të ketë të njëjtin sukses.
Nga salloni i shtëpisë së saj, duke parë se emisioni zhvillohet akoma në distancë për shkak të coronavirus-it, Gwyneth ka zbuluar ambalazhimin e qiririt, një kuti e dekoruar me fishekzjarrë, një premtim i vërtetë i një kënaqësie… shpërthyese.
Një biznes i vërtetë ai që është ngritur nga biondja Gwyneth, që po korr një sukses të madh me markën e saj Goop, që i dedikohet mirëqenies në të gjitha format e saj.