Vetëm pak ditë më parë, një 34-vjeçar u gjet i vrarë në Zall Xhuxhe të Mirditës pak metra larg rrugës së Kombit. 34-vjeçari, Eri Zefi, që njihej edhe me emrin Anton Zefi, ishte babai i një fëmije vetëm katër muajsh. Përmes një letre dërguar në media, e shoqja e viktimës tregon se bashkëshorti i saj ishte i pafajshëm, ndërsa vijon akuzat ndaj policisë për manipulim provash në vendngjarje. Në fund ajo ka edhe një apel: Të ndalet gjakmarrja dhe mbi të gjitha ajo mbi njerëzit e pafajshëm. Nga ekspertiza ka rezultuar se Eri Zefi është qëlluar me gjashtë plumba në vendin ku u gjet pa jetë në zonën e Mirditës. Letra e plote e gruas se Anton Zefit:Pershendetje, un jam gruja Anton Zefit i njohur ndryshe me emrin Eri Zefi, që asht vra me daten 02.10.19. Mu ma kan vra burrin edhe babain e fmijes tem 4 muajsh.Un vet jam e huaj, por un dua drejtsi! Drejtsi per burrin tem. Burri jem ka humb jeten pa faj, gjith ka nejt me frik edhe me ne fund e kan vra. Femija jem 4 muajsh rritet pa bab, un gruja Antonit, jam pa informacione. Un dua ta di qka ka ndodh me burrin tem. Gjysmen e fakteve kan lan me humb ne vendngjarje.Jam tu ju lut te lutem me publiku ma shum per burrin tem. Ai ka dasht djalin e vet edhe ka vdek per ta. Nuk mundem me kuptu, qe gjakmarrja bohet me njerz te pa fajshem. Jam 22 vjece edhe kam mri ne fund. Kam humb burrin, jam pa letrat edhe kam frik qe djali jem nuk rritet ashtu si ka pas deshir burri jem.Puna asht qe burri jem pa dit gja ka hec ne rrug tkeqe. Kan mashtru edhe asht bo gjakshkelmja.Un kam shkruajt Sali Berishes, sepse un dua ndim per drejtsin e gjakmarrjes! Duhet ndalohet qe gjakmarrje merret ke njerz pa fajshem.Un kam shku te vendi ku ka dal shpyrti burrit tim per me lan lulet edhe me kan afer shpirtit kti, edhe jo me gjet ata plumat qe kan kalu mbi trupin. Un smundem me kan rahat, se un e di 1000% qe burri jem ka lan jeten pa fajshem.Burri jem ka pas boll frik per gjakmarje, gjdo nat ka rra ne mendime edhe me lot ne sy ngjum. Ama me qu burrin tem me mashtrimi deri atje ne kanal ku ska as njeri edhe me ma humb burrin nuk asht gjakmarje.Aj qe ka bo gjakshkelmjen nuk asht burr. Ma ka humb gjynazin. Edhe ata policat kan len eksportizen ne gjys.Kunati Jem Ndue Zefi ka vra martin ndrecen para njerzve edhe ka durzu veten ka pranu vrasjen. Kur ka ndodh konflikti me Ndue Zefin edheMartin ndrecen ate nat ka pas marr martini burrin tem ne telefon sepse jan kan SHOK.Por na ishum ne gjum, edhe asnjoni nuk kina degju telefonin. Kur jena qu mengjesin kina pas shum thirrjet humbur.Pastaj Ne mengjes kur burri jem ka marr vesh qa ka bo vllavi vet ate nat me martinin, i ka ik truni burrit tem, antonit. Nuk ka mujt me besu si asht bo kjo puna mes shkove.Gjdo nat me tha :,,asht gjynaf qe Ndue Zefi asht ne burg edhe smundet me pa femjit e vet, por ma gjynaf si martini nuk ka. Martini Smundet kur ma me marr femjit e vet ne krah, ska ma keq.”Edhe sa her tha:,,oh zott un kam djalin aq vogel edhe e dua shum djalin tem un smundem me mendu mos me kan ma ketu per ta.”Ate dhimbjen qe ka pas familija martinit ather, ate dhimbjen kina na familijarr tash, se do mos un bash me djalin 4 muajsh.Nuk jam tu arrit me kuptu per ata qe ma kan vra burrin. Burri jem ska pas kur konflikte me shoket, as me njerzit tjer. Aj u kan urt ka ndimu njerzve kur ka mujt.