Vdekja e dyshimtë e të riut në komisariatin e Kavajës, arrestohen 3 policë

0
Vdekja e dyshimtë e të riut në komisariatin e Kavajës, arrestohen 3 policë
Gjigandi

3 punonjës të policisë së Kavajës janë arrestuar pas vetëvrasjes në paraburgim të 31-vjeçarit Ilvi Meta. Në pranga kanë rënë Bexhet Berberi e Rushit Kola inspektorë dhe Petrit Brahimaj nënkomisar.

Raportohet se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje te dhoma e paraburgimit.

I riu Ilvi Meta ka ndërruar jetë ditën e djeshme ndërsa policia e ka njoftuar si vetvrasje. Duke qenë se mënyra si kishte ndodhur një akt i tillë ishte e paqartë, grupi hetimor ka nisur veprimet e para për të zbuluar dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Përvec policëve do të merren edhe të afërmit e familjarët e viktimës, Ilvi Meta. Ndërkohë që trupit të tij është duke iu bërë ekspertiza mjekoligjore e cila do të nxjerrë edhe shkakun e vdekjes së Metës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu