Greqia probleme me sistemin, Kakavija hapet pas 8 orësh, mbetet e bllokuar në Qafë Botë

0
Gjigandi

Kalimi kufitar në Kakavijë dhe Qafë Botë ka qenë i bllokuar për shtetasit shqiptarë e të huaj, gjatë gjithë natës, për shkak të një problemi me sistemin nga pala greke.

Shkak ishte bërë mos rakordimi i sistemit PLF që është një aplikacion që plotësojnë shtetasit e huaj para se të hyjne në Greqi, i cili është i detyrueshëm për tu plotësuar në kushtet e pandemisë dhe që shteti grek e ka vënë si detyrim për këdo që hyn në Greqi.

Bllokimi ka nisur prej mbrëmjes së djeshme (21 korrik) në orën 23:00. Sot në mëngjes (22 korrik), mësohet se në orën 08:00 është liruar pika kufitare e Kavavijës, pas rregullimit të sistemit nga pala greke.

Burimet nga Kakavija bëjnë të ditur se kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqiperinë konkretisht në Kakavijë dhe Kapshticë, ndërkohë që funksionojnë me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Ndërkohë, në pikën doganore të Qafë Botës, nga mbrëmja e kaluar (21 korrik), shtetasit shqiptarë apo të huaj e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Ndërsa kthimi i emigrantëve shqiptar në atdhe, ose hyrja e shtetasve te huaj në Shqipëri përmes Greqisë vijon normalisht.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu