Gjykata s’ka injeksione, shtyhet dënimi me vdekje për një të burgosur në ShBA

0
Gjigandi

Një të burgosuri të dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara i është shtyrë ekzekutimi pasi Ohio ka mbetur pa injeksione që jepen në trupin e personave të dënuar me vdekje. Ai e kishte marrë këtë dënim pasi e kishte mbytur shokun e qelisë.

James Galen Hanna, 65 vjeç, kishte deklaruar se e ka bërë burrin 43 vjeç, Peter Copas, të vuante goxha shumë pasi e kishte therur në sy me një mjet të modifikuar dhe pasi e kishte rrahur për dy orë pa ndërprerë.

Ekzekutimi i dënimit me vdekje për këtë të burgosur ishte caktuar për datën 11 dhjetor, por guvernatori i Ohio-s ka thënë se një gjë e tillë ka pak gjasa që të ndodhë.

Mike DeWine tha se prodhuesit e injeksioneve do t’i pakësojnë furnizimet për agjencitë shtetërore, nëse ata besojnë se produktet  e tyre do të përdoren gjatë zbatimit të dënimit me vdekje.

Procesi i zbatimit të dënimeve me vdekje ishte ndërprerë edhe për një arsye tjetër. Guvernatori i këtij shteti ka kërkuar që të vlerësohet ligjshmëria e përdorimit të metodës me injeksion që përmban tre përbërës të ndryshëm.

RonaTyra

Analistët thonë se këto injeksione nuk janë treguar të suksesshme për t’ua humbur vetëdijen të dënuarve, duke u shkaktuar vuajtje gjatë procesit, shkruan “Independent”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu