Gjiknuri tek “Ligjet”: Hapja e listave mund të sjellë edhe tensione, por nuk duhet të kemi droje

0
Gjigandi

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish ditën e sotme për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, po ashtu edhe për marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Në mbledhje janë të pranishëm edhe dy bashkëkryetarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Duke prekur çdo pikë të miraturar, Gjiknuri e ka cilësuar marrëveshjen e arritur një akt bashkëpunimi për një proces më të mirë zgjedhor.

“Paketa është një produkt që adreson shqetësime nga opozita jashtëparlamentare edhe pse nuk u plotësuan të gjithë kërkesat e OSBE-ODIHR. Prevaloi më shumë interesi i një bashkëpunimi politik. Opozita insistonte më shumë garanci. Për të gjetur gjuhën e përbashkët. Në fund u arrit një produkt i përbashkët. Afrimi i zgjedhjeve ishte një vendim i mirë, kishte efekte në jetën shoqërore të vendit. Do të shkonim drejt një depolizitimi, por nuk e arritëm. Me konsensus ramë dakord që të diskutojmë sërish pas vitit 2023. Hapja e listave mund të sjellë edhe tensione dhe probleme. Mos të kemi drojë nga to dhe në të ardhmen mund të shohim edhe numërimin elektronik. Numërimi elektronik është hap i rëndësishëm. Diaspora; Emigrantët duhet të regjistrohen në regjistrin unik. Bashkë me opozitën jashtëparlamentare i kemi hapur rrugën që të shprehin vullnetin e tyre më vonë. Financimet; raportin 1/3 e kanë shumë vende europiane. U kemi ulur shpenzimet fushatave,”-tha në fjalën e tij deputeti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu