Gjiknuri dakord për mbledhjen e Këshillit Politik, i kërkon opozitës ti nisë propozimet për hapjen e listave

0
Gjigandi

Mazhoranca i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së opozitës së bashkuar për mbledhjen e Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese.

Në përgjigje të Bylykbashit dhe Vasilit, Damian Gjiknuri edhe pse insiston se këta të fundit më herët kanë refuzuar të diskutojnë për hapjen e listave thotë se ndryshimi i qëndrimit të tyre është i mirëpritur dhe ju kërkon që ti nisin paraprakisht propozimet e tyre në funksion të reflektimit në ligjin elektoral të hapjes së listave që sanksionohet nga ndryshimi kushtetues. 

“Duke ju rikujtuar se në datën 30 Korrik, Kuvendi voton amendamentin kushtetues që hap listat, ju shpreh gatishmërinë e mazhorancës për tu ulur në tryezë sapo ju të keni dërguar paraprakisht propozimet që do ti bëni Këshillit për këtë çështje”. 

Gjiknuri apelon opozitën të lërë mënjanë paragjykimet dhe opinionet propagandistike.

“Vërtetë ju mungon foltorja e Parlamentit prej ku u larguat me vullnetin tuaj të lirë, por e-mailet e punës dhe tryeza e punës së Këshillit nuk janë mjete propagandistike. Gjithashtu, do ju lutesha të hiqni dorë nga paralajmërimet kërcënuese në komunikimet elektronike sepse e bëjnë qesharake tryezën e punës sonë të përbashkët dhe dëmtojnë qëllimin e saj”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu