Vepra të ndryshme penale, arrestohen pesë persona në Tiranë

0
Vepra të ndryshme penale, arrestohen pesë persona në Tiranë
Gjigandi

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për veprat penale, si drejtim automjeti në gjendje të dehur, aksidente dhe drejtimi i motomjetit pa leje drejtimi.

Një 33 vjeçar me iniciale A. K., u arrestua pasi është dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë te parregullt”.

Dy persona me iniciale M. H., 61 vjeç  dhe Y. K., 54 vjeç  janë arrestuar pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Një 34 vjeçar me iniciale  E. Ç.,  banues në Tiranë, u arrestua pasi drejtonte motomjetin e tij pa leje drejtimi.

23 vjeçari  nga Tirana me iniciale J. M., u arrestua pasi është përplasur me mjetin e shtetases M. P., 31 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesja e mjetit M. P., dhe pasagjerja shtetasja S. B., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu