Zgjedhjet/ Debate në Gramsh, ‘themeluesit’ e PD s’gjejnë emrin në lista. Kandidati: Të pezullohet…

0
Zgjedhjet/ Debate në Gramsh, ‘themeluesit’ e PD s’gjejnë emrin në lista. Kandidati: Të pezullohet…
Gjigandi

Procesi zgjedhor për kreun e PD në Gramsh që po zhvillohet ditën e sotme është shoqëruar me debate të forta me s anëtarëve të degës.

Debatet kanë nisur pasi anëtarë të vjetër të PD-së nuk e kanë gjetur emrin në listë, ndërsa ata janë përplasur me komisionarët  pasi shumë nga anëtarët e Partisë Demokratike të vitit 1991 nuk kanë gjetur emrin në listë.

“Jam kreu i PD në fshatin Lubinjë dhe s’kam emrin në listë”,

tha një prej anëtarëve.

Kandidati Kodhel Çala njëkohësisht edhe kryetar i PD-së së rrethit Gramsh kërkon që procesi të pezullohet, pasi sipas tij themeluesit e PD s’kanë emrat në listë.

RonaTyra

Lista e anëtarësimit këtë proces zgjedhor mban 1234 anëtarë nga 800 që ka qenë në zgjedhjet e fundit. Procesi po vazhdon dhe deri në orën 13:00 kanë votuar 124 anëtarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu