Këlliçi: Jam shoqëruar me forcë në polici, kam depozituar kallëzim penal n

0
Gjigandi

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ishte ndër personat e shoqëruar në polici gjatë ditës së sotme për qëndrimin tek Teatri Kombëtar.

Në një komunikim për mediat ai tregon se si forcat e policisë e shoqëruan me dhunë drejt komisariatit.

Gjithashtu Këlliçi deklaroi se ka depozituar dhe një kallëzim penal ndaj dhunës së ushtruar.

Këlliçi: Jam shoqëruar forcërisht në komisariat. Kam qenë në orën 4:40 kur kam qenë paqësisht pranë Teatrit Kombëtar duke biseduar me të rinj dhe me qytetarët të tjerë ku me dhjetra forca policie erdhën dhe mësyn teatrin. Na kanë sulmuar pa asnjë shkak dhe arsye. Në momentin që kam parë që zonja dhe gra po dhunoheshin jam afruar pranë kolegëve të mi të PD, jo vetëm që nuk kam marrë ndihmë të parë por jam dhunuar dhe jam marrë forcërisht nga policia nga tre efektivë. Kam aktekspertizën mjekësore që do ti bashkangjitet kallëzimit që kam depozituar në Prokurori. Jam ofenduar dhe sharë sikur të isha Jaed Çela që u dorëzua si një zotëri. Jam dhunuar sikur jam Saimir Tahiri apo hajdutët e tjerë të kësaj qeverie dhe jo si një njeriu që paqësisht isha në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. 

Kjo është absurde. Sapo kam depozituar, kam qenë 8 orë në komisariatin nr.6. Jam shoqëruar fillimisht në drejtorinë e përgjithshme sëbashku me dhjetra qytetarë të tjerë. Kam 3 orë në Prokurorinë e Tiranës që kam depozituar dhe kallëzimin penal. Do depozitoj dhe pamje filmike të kamerave përreth për dhunën që më është ushtruar. Sot kam një mesazh. Sot nuk ka rënë teatri por Edi Rama, Veliaj dhe mazhoranca shqiptare. Është e paprecedentë që në një kohë pandemie të shembet teatri kombëtar dhe të bëhen zgjedhje në Universitete. Në të gjithë akset që lidh Tiranën nuk lejohen qytetarë që të shkojnë në shtëpitë e tyre. Nuk lejon Edi Rama që qytetarëqt të vijnë në protestë. Do të ketë një vendim nga PD dhe me ish grupin parlamentar. Nga sot nuk do të ketë një qetësi me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Janë pa një plan për Shqipërinë. Unë do jem i pari në revoltë. Ky është dëmi më i madh që i është bër këtij vendi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu