Gjermania i thotë ‘Jo’ negociatave/ Mehmetaj: Çfarë justifikimesh do gjejë këtë herë shkaktari kryesor i kësaj gjendje? – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj komenton vendimin e grupeve parlamentare gjermane CDU/CSU dhe SPD për hapjen e negociatave për Shqipërinë me kushte.
Përmes një reagimi në Facebook, Mehmetaj shpreh keqardhjen e saj që, vendit i shtyhet sërish data për çeljen e negociatave me BE-në.

Në fund, ajo ironizon me kryeministrin teksa shkruan: “Fundja, ne kemi 3 vite që i kemi hapur shampanjat e festës”.
Reagimi i Kejdi Mehmetaj:
Kur kupton se “skanerin” e situatës ku ndodhet vendi yt e bën më mirë qeveria e parlamenti gjerman, se sa qeveria shqiptare…
A do të mundet tani propaganda e Ramës të fshehë në ndonjë formë vendimarrjen e Bundestagut? Çfarë justifikimesh do gjejë këtë herë shkaktari kryesor i kësaj gjendje?
Me gjithë keqardhjen e thellë që hapja e negociatave do të shtyhet sërish, duhet ti falenderojmë që i shtuan kushtet.
Fundja, ne kemi tre vite që i kemi hapur shampanjat e festës…

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu