Gjermani 7:1 Brazil – çfarë ju tha Low lojtarëve të tij, gjatë pauzës mes pjesëve

0
Gjigandi

Sami Khedira ka kujtuar fitoren 7:1 të Gjermanisë kundër Brazilit.

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar një nga fitoret më spektakolare viteve të fundit, kur triumfonte 7:1 kundër Brazilit.

Ajo performancë ishte befasuese për shumë njerëz. Por, si ndjehej selektori Joachim Low? Çfarë iu kishte thënë ai lojtarëve të tij, në pauzën mes dy pjesëve? Sami Khedira ka zbuluar disa detaje.

“Jogi na tha ne: ‘Shkëlqyer, por loja nuk ka mbaruar. Nëse e shoh ndonjë duke u tallur, unë do ta largojë nga loja”, ka zbuluar Khedira për ‘Bild’.

“Ai hoqi euforinë nga ne dhe tha: ‘Do të fillojmë përsëri me 0:0, dhe dua të fitojmë edhe pjesën e dytë’. Ishte mesazhi perfekt nga ai”, ka shtuar mesfushori.

RonaTyra

“Shijojeni, por mbani këmbët në tokë’ tha ai”, ka thënë tutje Khedira.

Low është selektori i Gjermanisë tash e disa vite, dhe fitorja ndaj Brazilit mbetet më spektakolarja në karrierën e tij me Gjermaninë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu