Valon Berisha e zbulon të ardhmen

0
28
blank
Gjigandi

Pas një kohe jo fort të mirë te Lazio, ku e kanë shoqëruar vazhdimisht dëmtimet, Valon Berisha është transferuar në huazim te Fortuna Dusseldorf, ku zbriti në fushë në fundjavë.

Ndërsa sot ishte në një lidhje direkte me emisionin “FanZone”, ku foli për eksperiencën në Gjermani dhe për futbollin në kohë pandemie.

Ai zbuloi se do të rikthehet te Lazio në verë.

“Dëshira është që fillimisht të rikthehem në formën më të mirë dhe mundësisht të përforcohem edhe më shumë. Kam ardhur këtu të luaj më shumë dhe të rigjej formën, ndërsa në verë pres të rikthehem te Lazio, ku ka shumë konkurrencë, por jam gati të luaj shanset e mia. Të ardhmes nuk i dihet, por kam ende edhe 3 sezone kontratë me Lazion” – tregoi Berisha.

Në ndeshjen e zhvilluar fundjavën e kaluar, Valon Berisha ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes me notë mesatare 7.4.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu