Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni për shkak të zjarreve

0
Gjigandi

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, për shkak të zjarreve në vend.

Rreth 180,000 njerëz në një zonë të madhe të qarkut Sonoma u urdhëruan të largohen nga shtëpitë.

Së paku 12,000 hektarë tokë u dogjën në këtë qark.

Kompanitë e energjisë elektrike e ndërprenë paraprakisht rrymën, duke lënë rreth një milion njerëz në terr, nga frika se kabllot e dëmtuara mund të shkaktojnë zjarre të reja.

Newsom tha se zyrtarët po i shfrytëzojnë “të gjitha burimet e mundshme” për luftimin e zjarreve, të nxitura nga erërat e forta.

RonaTyra

Shërbimi Kombëtar i Motit tha të dielën se erërat do të vazhdojnë deri të hënën.

Zjarret në veri dhe jug të shtetit amerikan kanë marrë hov qysh javën e kaluar.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu