Pas lodhjes së vitit, edhe aktori i njohur i “Portokallisë”, Gaz Paja po shijon pushimet e shumëmerituara. Të cilat po i shfrytëzon edhe për eksporuar zonat e mrekulkueshme që ka Shqiperia, e që meritojnë të shihen.
Ai është së bashku me te shoqen Irën, e në një foto të postuar në Instagram shihen në një zonë pranë ujit me jelekë shpëtimi, të gatshëm duket për aventurën e re.
“Mos m’u lodh që tani @iraseferi kemi rrugë akoma. Duke eksploruar Shqipërinë time të bukur”, ka shkruar aktori. Kuptohet që në një rrugëtim të tillë, te bukur por edhe te lodhshëm, cifti nuk e ka marrë vogëlushin Dard, i cili është ende shumë i vogël.