Me shtimin e një funksionit të ri, Facebook i ka bërë blerjet në Instagram shumë më të lehta.
Ditë më parë, hyri në funksion Facebook Shops, që iu mundëson përdoruesve të këtyre dy rrjeteve sociale, të blejnë nga disa kompani që i prezantojnë live mallrat e tyre.
Kur përdoruesit i pëlqen një produktet, mund të hyje në dyqanet e ndryshme në internet, për të shikuar edhe produkte tjera të ngjashme, ndërsa tani mundet edhe të paguajë drejt nga llogaria në Facebook apo Instagram.
Nëpërmjet këtij veprimi, Facebook pretendon se po dëshiron t’i ndihmojë bizneset e vogla, që janë mbyllur si pasojë e pandemisë, por në të njëjtën kohë, është duke i mbajtur të gjitha shitjet dhe blerjet, brenda ekosistemit të platformës së vet.
Përdoruesit e rrjeteve sociale, janë ankuar gjithnjë për blerje të shumta përmes këtyre platformave, derisa blerjet impulsive pritet të jenë edhe më të shprehura, shkaku i shtimit të kësaj mundësie.
“Mark Zukerber e bëri edhe një veprim, që t’i mbajë reklamat, kërkesat e përdoruesve dhe paratë, aty ku vet dëshiron”, ka qenë një koment lidhur më këtë mundësi të re.
Shfaqja e drejtpërdrejt e reklamave, është një nxitje tjetër për blerje, që pritet të jetë një problem shtesë për përdoruesit që joshen shpejtë nga produktet e reklamuara.