Në kushte normale flokët rriten maksimalisht dy centimetra në muaj. Mirëpo nëse dëshironi që ta shpejtoni rritjen apo ato vazhdimisht ju pëlcasin, mund të bëni serumin për të cilin blogerja e modës Farah Dhukai thotë që bën mrekulli
Asaj për vetëm një javë flokët i janë rritur dy centimetra!.
Nëse flokët tuaj janë më cilësore, mund t’i rrisni madje edhe deri në katër centimetra!
E gjitha që ju duhet për këtë serum janë vaji i kungullit dhe vaji eterik i mentes dhe nanes.
Receta:
Përgatisni serumin në atë mënyrë që vaji i kungullit të jetë baza në të cilën do të shtoni vetëm disa pika vaj mente.
Ngroheni këtë përzierje në avull dhe pastaj të ngrohtë fërkojeni lëkurën e kokës, lehtë duke i bërë masazh.
Pastaj bëni flokët të lëpira, përdorni masazherin e kokës dhe përdorni sërish deri në shtatë minuta.
Ky është truk magjik, sepse shpejton qarkullimin e gjakut.
Kur të përfundoni, lani flokët menjëherë apo pasi të zgjoheni në mëngjes nga gjumi, varet nga dëshira juaj.
Serumin përdoreni çdo ditë gjatë një jave.
Vaji i kungullit përmban thartira yndyrore, vitaminë B dhe nutrienë të tjerë esencialë të nevojshëm për rritje të flokëve.
Vaji i mentës stimulon dhe rinon folikulat të cilat ndikojnë në rritjen e flokëve.