Flet inxhinieri i pajisjeve respiratore: A do të ketë një valë të dytë koronavirusi?

0
Gjigandi

Gjatë periudhës së COVID-19, përveç stafit mjekësor, brenda spitaleve COVID në Shqipëri kanë qenë të pranishëm edhe inxhinierët e pajisjeve mjekësore. Një prej tyre është inxhinieri fizikant Ermand Mertenika, i cili është i specializuar në pajisjet respiratore.

Në një prononcim për BusinessMag, inxhinieri thotë se aktualisht situata është nën kontroll, për shkak të numrit të menaxhueshëm të pacientëve të shtruar. Megjithatë virusi ende nuk ka kaluar, prandaj qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri masat e distancimit social, vendosjen e maskave dhe dezinfektimin e vazhdueshëm të duarve, shton më tej ai.

Mosrespektimi i masave anti-COVID mund të sjellë një kaos pacientësh të infektuar, gjë që do të sillte përhapjen e një vale të dytë të virusit. Teksa na tregon për fillimin e shpërthimit të pandemisë në Shqipëri dhe ecurinë përgjatë 3 muajve, inxhinieri Mertenika shprehet se kurimi i rasteve emergjente është bërë i mundur farë teknologjisë dhe respiratorëve të sofistikuar.

Ai e ka ndjekur nga afër të gjithë situatën e virusit brenda spitaleve COVID në Shqipëri, prandaj bën thirrje që në rastet kur qytetarët shfaqin siptoma si: temperaturë, kollitje, këputje trupi apo dhimbje muskujsh të kontaktojnë menjëherë me strukturat shëndetësore.

RonaTyra

“COVID-19 është një virus agresiv, i cili po bashkëjeton me ne, prandaj duhet të zbatojmë masat antivirus, për të shmangur një valë tjetër të mundshmë”, u shpreh inxhinieri Mertenika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu