Media minuta më parë raportoi se Ermal Fejzullahu është përfshirë në një aksident te Mensa e Studentëve.
Media ka kontaktuar me këngëtarin, ku i njëjti ka konfirmuar se ka qenë në veturën e aksidentuar bashkë me një familjar.
“Është një anëtar i familjes dhe unë kam qëlluar të jem në veturë. Nuk jam i lënduar, është një familjar”, tha shkurtimisht Fejzullahu.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.