Familja e këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu, javën e kaluar kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.
Ata janë takuar me krerët e lartë të shtetit, pasi janë pajisur me nënshtetësi shqiptare.
Pasaportat e tyre janë nënshkruar nga i pari i Shqipërisë, presidenti Ilir Meta, dhe tashmë të gjithë anëtarët e kësaj familje posedojnë pasaportë shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga një prej kronikave të emisionit Prive.
Udhëtimi i tyre në zonë Schengen tashmë nuk do të përbëjë një problem, duke marrë parasysh lirinë e lëvizjes që posedon shteti shqiptar në këtë zonë.
Megjithëse në këtë periudhë pandemie, udhëtime për në çdo shtet të botës shoqërohen me mjaft vështirësi, shkaku i masave preventive për virusin COVID-19.