Fakte interesante rreth jetës së Eminemit

0
51
Gjigandi

Marshall Bruce Mathers III, i njohur profesionalisht si “Eminem”, është një reper amerikan, kompozitor dhe producent.

Eminem është ndër artistët, këngët e të cilit janë më të shitura në të gjitha kohërat, shkruan Indeksonline.

Ai u lind më 17 tetor të vitit 1972, në Shën Joseph, Misuri dhe është fëmija i vetëm i Marshall Bruce Mathers Jr. dhe Deborah Rae “Debbie”.

Këtu keni disa gjëra interesante në lidhje me jetën e tij.

Nëna e Eminemit e paditi atë për shpifje, kështu ajo fitoi 1,200 dollarë.

Elton John e ndihmoi reperin që ta linte drogën, pasi ishte bërë i varur. Legjenda britanike përformoi gjithashtu së bashku me të këngën Stan në Grammy.

Kur ishte i vogël, familja e quante atë “Mickey” për shkak të veshëve të tij të mëdhenj.

Nëse dëshironi të nënshkruani me Shady Records, ju duhet të bëni një betejë në rep me Eminemin së pari.

Reperi kishte ngelur tri herë në klasën e nëntë, para se ta braktiste shkollën përfundimisht.

Eminemit iu deshën vetëm 30 sekonda për ta shkruar Just Lose It.

Eminem pretendon se ishte në marrëdhënie me Mariah Carey më 2001. Ajo e mohon këtë.

Lexo edhe:  Aurela Hoxha publikon video duke kërcyer me bikini

Ai refuzoi të këndonte në Oscars për shkak se iu kërkua të performonte versionin e pastër të Lose Yourself.

Eminem studioi fjalorin – për t’u inspiruar më shumë dhe për të gjetur më shumë fjalë për tekstet e tij.

Në shkollë, Eminem përqeshej për shkak se ishte i shkurtër.

Ai e shkroi këngën “The Real Slim Shady” duke qëndruar ulur në tualet.

Eminem është raportuar i vdekur pesë herë – katër herë në aksidente me veturë dhe një herë nga mbidoza.

Kur Dr Dre e takoi për herë të parë Eminemin, ai kishte të veshur një bluzë të verdhë të cilën e kishte marrë nga një sponzor – pasi nuk kishte aq shumë para sa për të blerë rroba. Dre tha se ai dukej si “banane”.

Kur Eminem ishte 9 vjeç, ai u rrah aq keq, sa që hyri në gjendje kome për më shumë se një javë.

Eminemi ka pasur një problem me njerëzit që e shikonin atë.

Ylli i tij i preferuar i pornos është Janet Jacme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu