Esat Mehmeti kujton propozimin e fuqishëm të Presidentit historik Rugova dhe ka dy fjalë për Prizrenin 

0
Gjigandi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ka disa fjalë për Prizrenin dhe klubin me renome Liria nga Prizreni. Ish portieri i mirënjohur kujton edhe  një propozim të fuqishëm të Presidentit historik të Kosovë, dr. Ibrahim Rugova. 

“Me shkas: Dr. Rugova i premtoi Prizrenit stadium të ri…
Të gjitha qeveritë e Kosovës gjerë më tani, nuk e morën në konsideratë idenë dhe premtimin e Presidentit historik Ibrahim Rugova, për ndërtimin e stadiumit të ri në Prizren me 20.000 ulëse…!?

Prizreni – qytet historik , me kulturë e traditë shekullore ndër kohëra,  me shumë monumente historike e ndodhi kombëtare e ndërkombëtare.

Qyteti – i dytë në Kosovë me numrin e banorëve, qyteti më i vizituari tek ne… Qytet i kulturës rinisë e sportit, me traditë, me akademinë e parë të futbollit në Kosovë.

Qytet me ma së shumti shikueshmëri në Kosovë… Stadiumi ishte shumë i vogël të pranonte shikues në kohën e artë të KF Lirisë 1975/1980…!?

RonaTyra
Image

Është e pa drejtë dhe gjynah me e lenë qytetin e Prizrenit pa një stadium futbolli, ashtu si e meriton…
Ishte edhe premtim e garancion i presidentit dr. Rugova ndërtimi i një stadium të ri, pranë atij ekzistues, që nuk arriti sa ke gjallë ta ndërtojë Shteti R. Kosovës e LDK-ja e anëtarësia e saj, po edhe të tjerët qytetar e harruan…!?

Prizrenin e lan shumë keq …! mizerje…! Edhe klubi KF Liria, mbetet në dallgët e lumit- Lumbardh …!?
Mos të harrojmë se nga ky qytet e klub dolën shumë lojtar me nam, bile që kanë luajtur edhe për ish Jugosllavi.
Pa dashur ti ceku me emra të gjithë këta lojtar se janë shumë…

Ndoshta nesër, do të shtohen 2 kilometra autostradë, për stadiumin e Dr. Rugovës…!
Faleminderit president Rugova idenë e propozimin e juaj ende e ëndërrojmë… ‘Në Prizren më të bukurin vend””, shkruan Mehmeti në profilin e tij në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu