Ajo është njëra nga këngëtaret që vazhdon të mbetet më me stil në estradën shqiptare.
Bëhet fjalë për Enca Haxhia, e cila nuk kursen veten për të publikuar imazhe nga më të ndryshme, përfshirë edhe për projektet muzikore.
Imazhet të cilat ajo i ndan me fansat e saj janë bërë edhe më të shpeshta, pasi po i ofron mundësinë të shikojnë momentet e lumtura të saj gjatë pushimeve.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Enca ka paralajmëruar ndjekësit e saj se nuk do të publikojë më fotografi në rroba banje.
“Fotografia e fundit që po e publikoj në rroba banjo”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Kjo vjen, pasi një numër i madh i postimeve të saj të fundit e paraqesin në atë mënyrë.
Ndërkaq, “Ku Mete” vazhdon të jetë hiti i saj i fundit, që ka marrë miliona klikime në platformën YouTube.