Sipas disa studimeve të Universitetit Northwestern dhe atij të Kalifornisë, qeniet njerëzore janë në gjendje që të parashikojnë të ardhmen.
Një studim rrënjësor shkencor, në fakt, ka treguar se kjo është e mundur falë asaj që quhet “aktiviteti paraprak anormal”. Nga studimet e bëra mbi një grup njerëzish rezulton se ata, të nënshtruar para stimujve të veçantë “të paparashikueshëm”, prodhonin një aktivitet të ndryshëm biologjik post-stimulues.
Gjëja më kurioze është që aktiviteti në fjalë e paraprinte stimulin dhe ata parashikonin se çfarë do të ndodhte.
Sipas studiuesve, reagimet paraprirëse, të cilave u referohet ky studim, janë mjaft të ulëta, por njëri nga aspektet më interesante vjen falë faktit që këto sinjale janë të amplifikuara nëpërmjet algoritmeve të thjeshta. Kjo gjë do t’u jepte njerëzve vetëdijen për një ngjarje të pash-mangshme dhe mundësinë të veprojnë si mendojnë më mirë.
Tani nuk mbetet gjë tjetër vetëm të shohim se ç’rrugë do të marrin kërkimet dhe në çfarë territori do të shtrihen ato.