Ekspert i argjendarisë ka zbuluar arsyen pse Kate ka filluar të vendosë përsëri një unazë që kushton vetëm 20 funte

0
Gjigandi

Kate Middleton ka vendosur shumë stoli mahnitëse si pjesë e Familjes Mbretërore.

Dukesha e Cambridge është vërejtur së fundmi duke veshur një unazë të vjetër. Pse?

Kate Middleton, 38 vjeçare dhe princi William, 37 vjeçar, janë të martuar që nga prilli i vitit 2011.

Ajo shpesh vendos unazën e famshme të fejesës me safir që dikur i përkiste princeshës Diana. Sidoqoftë, një ekspert i argjendarisë ka zbuluar pse ajo ka filluar të vendosë përsëri një unazë të vjetër.

RonaTyra

“Raportet në media kanë sugjeruar që kjo unazë është një shtesë e re për koleksionin e Dukeshës së Cambridge, por ka prova që ajo e zotëronte atë tashmë, pasi ajo u fotografua me të njëjtën gjatë një daljeje në vitin 2008”, është shprehur ai.

Duke vendosur përsëri xhevahirin, princesha po mundohet të tregojë vetëbesimin e saj në rolin që ka, sipas ekspertit.

“Mund të jetë me vlerë sentimentale si një stoli që është vetëm e saj dhe jo e huazuar nga koleksioni i familjes mbretërore”, ka shtuar ai.

Si pjesë e Familjes Mbretërore, dukeshës së Cambridge i është lejuar të vendosë stoli nga koleksioni mbretëror në raste të caktuara.

Në ditën e saj të dasmës, ajo huazoi kurorën ‘Cartier Halo Tiara’ nga koleksioni i Mbretëreshës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu