Edhe një “bombë” për Paçaradën, në përbërjen më të mirë në Gjermani

0
Gjigandi

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është në përbërjen më të mirë të javës së 29-të të Bundesliga II. 

Futbollisti nga Kosova, djali i ish portierit të mirënjohur, Shukriut, është vlerësuar lartë nga mediat gjermane.

E përditshmja sportive gjermane “Kicker” ka përzgjedhur përbërjen më të mirë dhe aty është edhe Paçarada, i cili tregoi lojë të madhe për Sandhusenin dhe asistoi edhe për golin e fitores bindëse me 3:1 kundër Hannoverit. 

Ai përveç që është në përbërjen e javës, u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. 
Sandhausen është në vend të 10-të me 36 pikë dhe shumë afër që të sigurojë ekzistencën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu