Sot u bënë prindër për herë të parë, dhe e shoqja e Gaz Pajës, Ira, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale emrin e vecantë që kanë zgjedhur për djalin e tyre.
“Na e mbushe zemrën plot Dard. I bekuar qofsh”, ka shkruar e shoqja e aktorit të njohur të humorit në profilin e saj në Instagram.
Nuk është një emër i hasur rëndom, por na tingëllon shumë me emrin shqiptar, Dardan.
Në fillim të këtij muaji, Ira Seferi kishte festuar dhe 25 vjetorin e saj të lindjes.
Çifti lidhi kurorë në 1 qershor të këtij viti, e lajmi i shtatzanisë së saj doli shumë shpejt pas martesës, ndonëse ata vetë u përpoqën të mos e bënin publike.