Kush i sheh foto, e ka të vështirë të besojë se ato tregojnë imazhin e një 70 vjeçareje. Dhe nuk po flasim vetëm për fytyrën ( e dimë që ato mund te ndërhyhet sa të duash tani). Trupi i saj nuk duket aspak ai i një gruaje 70 vjeçare ( sado të mbajtur)!
Sekreti i një fiziku të tillë ( dhe çfarë lëkure)? “ Punë, gjumë, një koktej me vodka, jo shumë diell”.
Reagimet për të shpërthyen në Twitter pasi një ndjekëse u shpreh e befasuar ditë më parë dhe nuk e besonte dot moshën e stilistes së famshme. Twitteri ia ktheu përgjigjen: “ E verifikuar, është e vërtetë”!
Pas kesaj, rrjeti u çmend!
Ekspertja e fustaneve të nuseve e gjeti veten kështu përballë një shpërthimi të beftë vëmendjeje në mediat sociale, por fiziku i saj në dukje kaq i ri, e meriton vërtet!
