E kishte amanet nga babai, kantautori Kujtim Prodani nuk pranohet në Festivalin e Këngës në RTSH – lajmi fundit

0
Gjigandi

Festivali i 58-të i Këngës në Radiotelevizion duket se këtë vit na ka rezervuar mjaft surpriza dhe dinamika ende pa filluar. Burime bëjnë me dije se kantautorit të mirënjohur Kujtim Prodani i është refuzuar pjesëmarrja në festival. Prodani vinte me një projekt, këngë të cilën e kishte amanet të babait të tij, të madhit Agim Prodani. I kontaktuar nga Newsbomb.al, këngëtari nuk dëshiroi të fliste mbi këtë temë, sipas tij ishte një çështje shumë e ndjeshme dhe personale, duke marrë parasysh edhe faktin që babai i tij ka 30 vjet që është ndarë nga jeta. Kujtojmë më herët se pak ditë më parë, edhe këngëtarit Erik Lloshi nuk iu pranua kënga pjesëmarrëse. Lloshi tha se për arsyen e refuzimi të pjesëmarrjes nuk mori asnjë sqarim nga ana e organizatorëve. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu