Cara Delevingne dhe Ashley Benson i kanë dhënë fund lidhjes. Supermodelja 27-vjeçare dhe aktorja 30-vjeçare janë ndarë që në fillim të prillit. Të paktën kështu kanë bërë të ditur disa burime për People. Burimet kanë shtuar se periudhën e karantinës, Cara e ka kaluar me mikeshat e saj; Margaret Qualley, Rainey Qualley dhe Kaia Gerber.
“Cara dhe Ashley kanë pasur ulje-ngritjet e tyre më parë, por tani ka marrë fund. Lidhja e tyre e mbaroi ciklin”, -tha një burim.
Cara dhe Ashley u fotografuan për herë të parë bashkë duke u puthur në gusht të 2018-ës dhe pas asaj kohe nuk e kanë fshehur më dashurinë. Megjithatë supermodelja Delevingne e ka pranuar lidhjen vetëm në qershor të 2019-ës, me rastin e 1-vjetorit të lidhjes.
Nuk dihet nëse vajzat kanë vendosur të mbeten shoqe apo i kanë shkëputur të gjitha lidhjet mes tyre.