Sezoni i vjeshtës vazhdon ende me eksperimente në fushën e veshjeve. Mes shumë propozimeve që vijnë nga zëra të njohur të botës së modës, këtë sezon sugjerohen dy ngjyra mjaft të ndezura, të cilat as nuk i keni menduar që mund të qëndrojnë bashkë.
Rozë me të kuqe të errët ose vjollcë, mund të duken në kontrast por ato formojnë një harmoni të këndshme kur i shikoni të kombinuara bashkë.
Vishnjë dhe rozë janë dy ngjyra që shumë pak nga ju do të rrezikonit ti kombinonit, por kontrasti i formuar prej tyre është një rezultat mbresëlënës. Jo më kot janë cilësuar nga blogerët si ngjyrat ideale të vjeshtës. Duke u kthyer në trend dhe duke u bërë dy nga ngjyrat më të preferuara për gardërobën e çdo femre.
Kodi i veshjes gjatë fluturimeve me aeroplan, ja hapat që duhet të ndërmerrni
Aeroplanët janë gjithnjë e më shumë zgjidhja e parë e udhëtarëve për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme. Që nga janari i vitit 2019 4.6 miliardë pasagjerë kanë përdorur aeroplanët.
Udhëtimet e shpeshta i kanë shtyrë disa njerëz të njohin disa sekrete që mund të ndihmojnë në rehatinë përgjatë udhëtimit. Edhe pse në dukje mund të duken detaje të vogla, si veshmbathjet ose këpucët, janë pikërisht këto aksesorë që mund të përmirësojnë ndjeshëm rehatinë përgjatë udhëtimit.
Sipas “Bright Side” kjo është kodi i duhur i veshjes gjatë fluturimit:
Rroba të ngushta
Fluturimi cilësohet si një lloj stresi për trupin, enët tona të gjakut janë nën ndikimin e këtij stresi. Kjo për shkak të presionit dhe nevojës për të kaluar në një karrige mjaft të gjatë në një karrige mjaft të vogël. Ajo që i përkeqëson gjërat është veshja e ngushtë.
Si pasojë qarkullimi i gjakut bëhet më pak efektiv. Veshjet e lirshme mund të jenë të mira përgjatë një udhëtimi por jo gjithmonë ndodh kështu. Pasagjerët me pantallona tepër të lirshme dhe kapuç të mëdhenj, mund të fshehin diçka të paligjshme nën rrobat e tyre. Kështu siguria e në aeroport është gjithmonë më e vëmendshme ndaj tyre.
Atlete të reja
Rekomandohet që të vishni këpucë që e dini që janë të rehatshme sepse i keni veshur ato më parë. Edhe atletet më të rehatshme mund të bëhen shumë të shtrënguara kur jeni në ajër.
Pantoflat ose sandalet e hapura nuk janë opsione të mira për tu veshur sepse mund të lëndoni këmbët. Gjithashtu, përzgjedhja e çorapeve është shumë e rëndësishme. Ato do t’ju mbajnë ngrohtë kur të jetë ftohtë në bord.
Rroba me kopsa dhe copa tetjera prej metali
Në aeroporte të ndryshme , skenarët zbulojnë sasi të ndryshme të metaleve. Një skaner mund të shohë edhe bllokimin e zinxhirit metalik në rrobat tuaja. Udhëtarët me përvojë thonë se këto pajisje mund të jenë në gjendje që të zbulojnë edhe vathët.
Rroba nga lista e ndalimit të një linje ajrore të veçantë
Shumë kompani kanë listën e tyre të kufizimeve. Nëse rrobat tuaja janë shumë zbuluese ose ka disa fjalë fyese mbi to, mund të mos lejoheni në bord. Pra, është më mirë të studioni rregullat e kompanisë me të cilën po fluturoni, në mënyrë që të shmangni një situatë të vështirë.
Parfumet
Para fluturimit, përpiquni ti shpëtoni tundimit për të provuar të gjithë aromat e parfumeve tuaj. Kjo sepse duhet respektuar udhëtarët e tjerë dhe të kihet kujdes për shëndetin e tyre. Një parfum i panjohur mund të shkaktojë një reagim të paparashikueshëm tek ju por edhe tek udhëtarët e tjerë. Astma ose një reaksion alergjik nuk janë gjërat më të mira për të përjetuar gjatë një fluturimi.