Duke e përqafuar beben më shpesh, ju ia përmirësoni ADN-në

0
Gjigandi

Nëse nuk mund të rezistoni për ta përqafuar beben, atëherë nuk ju fajësojmë.

Aroma e ëmbël, lëkura e butë dhe pamja e lezetshme e bebes e bën çdo prind ta admirojë fëmijën e vet.

Por, përveç aspektit fizik, shkenca tregon se ka edhe arsye psikologjike dhe zhvillimore se përse duhet ta përqafoni beben.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Development and Psychopathology”, përqafimet kanë ndikim pozitiv në nivel molekular.

Parimisht, përqafimi me beben mund të ndikojë në gjendet e tyre në mënyrë pozitive.

RonaTyra

Pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë zbuluar se fëmijët që përqafohen më pak kanë më shumë ngadalësim në zhvillimin biologjik, krahasuar me fëmijët që kanë pasur më shumë kontakt fizik me prindërit.

Dhe ky studim nuk është i vetmi që tregon se afërsia fizike e bën beben tuaj më inteligjent.

Një anketim tjetër ka zbuluar se aq më shumë që e përqafoni beben, aq më shumë përfiton truri i vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu