Drejtori i Urgjencës Kombëtare jep alarmin: Ja ç’po ndodh me Covid-19 në Shqipëri

0
Gjigandi

E provopi vetë në kurriz se çfarë është realisht Covid-19. E fitoi luftën me këtë virus të rrezikshëm, ende shumë I panjohur për shkencën mjekësore, pas 14 ditë karantinimi në shtëpi. Tashmë është kthyer në krye të urgjencës kombëtare, ku mbërrijnë telefonatat e krejt shqiptarëve për të bërë testin përkatës, nëse dyshojnë se janë të infektuar. Falë përvojës mbi 3-mujore tashmë, Skënder Brataj ka nënvizuar dukuritë që janë vënë re nga epidemia në vendin tonë: rritja e numrit të të infektuarve, ulja e moshës së pacientëve të prekur me Covid-19 dhe shtimi i të sëmurëve. Ja statusi i plotë i drejtorit të Urgjencës Kombëtare:

“Në këtë fluks lajmesh dhe informacioni gjithsecili prej nesh mundohet të marrë atë që i afrohet gjykimit të tij personal. Ne nxjerrim konkluzione në bazë të besueshmërisë që kemi në persona të identifikuar të besuar. Megjithatë, në çdo moment ka persona, grupime apo protagonizëm nga shumë njerëz, që i shtyjnë këto lajme drejt përhapjes së tyre për një qëllim të caktuar, për interpretim personal ose forcë zakoni. Seleksionimi i këtyre lajmeve bëhet nga secili prej nesh deri në momentin që nuk na prek personalisht. Nga momenti që jemi të prekur kërkojmë me fanatizëm të vërtetën, kërkojmë ndihmë, kërkojmë qetësi dhe siguri.

Jetojmë në një moment të vështirë të pandemisë. Sot nuk dua të hyj në shifra apo përqindje, por thjesht të ndaj shqetësimin me ju. Pa hyrë në analiza apo polemika, pa gjetur fajtorë, siç e kemi zakon në Shqipëri, pa gjykuar, doja të thoja se po vërehen tri dukuri në sfidën ndaj Sars-Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19. Shtimi i rasteve në përgjithsi, shtimi i të sëmurëve dhe prekja e moshave të reja, deri dje ishin të paprekura.

Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e numrit të pacientëve si në banesë, po ashtu edhe në spital. Kalimi i infeksionit nga vatra të kontrolluara në transmetim komunitar. Në këtë fazë të pandemisë a mund të bëjmë ne diçka më shumë për të parandaluar apo për të përmirësuar situatën e këtij infeksioni? PO. A kemi nevojë për masa drastike izolimi? JO. Cila është mënyra më e mirë për të vepruar në këtë moment? RESPEKTIMI I RREGULLAVE. Patjetër që varet nga ne, thjesht të respektojmë disa rregulla të thjeshta.

Domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndoshta është momenti që të ngremë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa maskw. Ruajtja e distancës 1.5-2 metra në këto ambiente. Dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo ambienti të mbyllur, pa përdorur doreza. Karantinim dhe distancim fizik për të gjithë ata që rezultojnë të infektuar. Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe shfaq shenja e simptoma, konsideroje veten si të infektuar. Mos përdor maskë në ambient të hapur, nëse nuk je prekur nga infeksioni. Mos përdor doreza në ambient të hapur”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu