‘Do sfidoj ligjin’, e dashuruar me Livian, Xheni Karaj: Dua të martohemi

0
Gjigandi

Aktivistja e Komunitetit LGBT Xheni Karaj ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku gjatë intervistës foli edhe për partneren e saj Livian.

Xheni tregoi se ajo dhe Livia duan të martohen, por martesa mes personave me sèks të njëjtë, ende nuk është e miratuar me ligj në Shqipëri.

Xheni u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese nuk jep zgjidhje, do të drejtohet dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Të jetë për mua marr Livian dhe që tani shkoj tek Bashkia e Tiranës për t’u martuar. Ne do të sfidojmë këtë legjislacion. Janë edhe dy çifte të tjera që duan të bëjnë këtë gjë. Presim të rregullohet procesi gjyqësorë, sepse siç e dimë ende nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese.

Po nuk e zgjidhëm këtu do të shkojmë në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Është një beteje që zgjat por do presim. Pjesa më e rëndësishme për ne është barazia ligjore”, u shpreh Xheni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu