Djaloshi nga Kosova me dorën në zemër, Tugjmani duartrokit, fundi i Jugosllavisë në vitin 1990!

0
Gjigandi

Është një video e plotë e ndeshjes mes Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u zhvillua me 17 tetor të vitit 1990 në stadiumin Maksimir në Zagreb. 

Atëkohë, kjo ndeshje dridhi gjithë ata nostalgjikët e Jugosllavisë artificiale, se si është e mundur të luajë Kroacia me SHBA-në në tokën ish jugosllave, kur ende ekziston ai shtet që u shpërbën pas një viti.

Kujtim Shala, djaloshi nga Kosova, atëkohë luante për Dinamon dhe pranon pa menduar dy herë ftesën e selektorit të parë kroat Drazhen Jerkoviçit, por që kishte lojtarë kroatë që u frikësuan t’i bashkohen,  sepse mendonin se mund të përfundojnë në burg.

Shikojeni nga minuta e tretë, se si kroatët nderonin himnin dhe aty është edhe Kujtim Shala me dorën në zemër, shqiptari i parë që veshi fanellën kroate dhe ende u pa shkatërruar Jugosllavia, pastaj çohet në këmbë presidenti kroat, Franjo Tugjman dhe duartrokiti djelmoshat. Këtu veç ishte fundi Jugosllavisë artificiale.

Kroacia ka luajtur me Drazhen Ladiçin (Tonçi Gabriç 71′) – Zoran Vuliç, Sasha Pershon (Gregor Zhidan 70′), Vlado Kasallo, Drago Çeliç, Darko Drazhiç, Marko Mlinariç, Aljoshaa Asanoviq (Mlladen Mlladenoviç 58′), Zlatko Kranjçar,  Ivan Cvetkoviç, Kujtim Shala.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu