Dj i njohur shqiptar Dj VIP: “Vendim i gabuar për lejimin e dasmave”

0
Gjigandi

Mbrëmjen e 23 Qershorit pas disa lajmeve që qarkulluan nëpër portale se nga data 1 Korrik në Kosovë do të lejohen dasmat, një vendim që i pari i vendit tha se nuk ka një vendim ende të konfirmuar e shkaktoi shumë tollovi, e shumë artistë u gëzuan por personazhi ynë ka një tjetër mendim. Ai është Dj VIP që ka shumë vite që luan muzikë në Diasporë por që është me origjinë nga Kosova e emri i tij o vërtetë është Pajtim Bugari i cili punon edhe si kontabilist dhe menaxher eventesh mjaft të njohura atje. Dj VIP ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me organizimin e dasmave në këtë kohë virusi e ai shkruan kontretisht kështu:

“Vendimi i Qeverisë për lejimin e Dasmave jo në kohën e duhur, pasi që kemi të bëjmë me një virus i cili e ka kapluar gjithë botën dhe rrezikon shëndetin tonë

Vetëm dje kanë qenë mbi 100 raste pozitive me Covid 19 edhe po çuditem si ka ardh ky vendim nga Qeveria. Jemi në muajin Qershor edhe numri i të infektuarve kalon mbi 100 persona kur 70% e popullates jemi në Diasporë, qa të ndodh në korrik kur të vimë krejt sa do te arrij numri i të infektuarve !!!!! Turp për Qeverinë për këtë vendim të dëmshëm ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës të Kosovës. Ju muzikantë e Dj si dhe këngtarë mos u prekni se s’ka Inat këtu thjesht vendim i gabuar dhe në kohen e duhur”.BS.

foto 1.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu