13 qershori u bë ditë zie për familjen e këngëtarit të mirënjohur, Ilir Shaqiri.
Sot ka ndërruar jetë nëna e tij. Lajmin e ka bërë të ditur këngatari, Ilir Shaqiri përmes llogarisë së tij “Facebook”.
“Mëngjes i trishtë…Lamtumirë, NËNA IME!”, ka shkruar këngëtari 60 vjeçar duke publikuar edhe një fotografi të nënës së ndjerë.
“Lamtumirë” i tha gjyshes së tij edhe Korab Shaqiri duke postuar një fotografi në “Instagram”.