Dita e fundit e aplikimeve për dëmet nga tërmeti, radhë të mëdha në qendër të qytetit të Durrësit

0
Gjigandi

Dita e fundit e aplikimeve për dëmet nga tërmeti ka shkaktuar radhë të mëdha në qendër të qytetit të Durrësit ku bëhen aplikimet.

Qytetarët qëndrojnë në radhë pa respektuar dot distancat fizike dhe pse u është shpërndarë një numër aplikimi për të disiplinuar situatën, që paraqitet e ngarkuar.

E mërkura është dita e fundit e aplikimit të rihapur për dëmet nga tërmeti, ndaj rradhët pranë Zyrës së Rindërtimit janë shtuar ndjeshëm.

Me dokumenta në duar, qytetarët presin radhën për aplikim, ndërsa policia bashkiake përmes thirrjeve është përpjekur të shmangë dyndjen dhe të shpërndajë qytetarët.

Edhe natën e kaluar është punuar deri vonë, ndërsa pavarësisht fluksit deri më tani nuk është shtyrë afati i aplikimeve, apo shmangja e grumbullimit të njerëzve përmes hapjes së sporteleve të tjera pranë rajoneve apo njësive administrative ku aplikuesit kanë banesat për të cilat aplikojnë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu