Diskutimi në Këshillin Politik/ Top Channel zbardh detajet, Gjiknuri: Nuk jemi kundër koalicioneve, PD dhe LSI kanë qenë pro për listat. Jemi këtu për zgjidhje

0
Gjigandi

Ka nisur diskutimi në tryezën e Këshillit Politik për të folur ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në takim.

Ndërkohë gazetari Muhamed Veliu raporton se deri më tani ka folur Damian Gjiknuri i cili bëri një prezantim të asaj se çfarë ka bërë Kuvendi dhe theksoi faktin që listat e hapura kanë krijuar një mbështetje të gjerë popullore.
“Njerëzit natyrisht nuk kanë pse mendojnë për efektet që krijojnë vështirësi në administrim por thjesht duan që të avancojë e drejta e tyre për të zgjedhur deputetet dhe për të patur një lidhje më të drejtëpërdrejtë. I qëndroj asaj ç’ka kam thënë se hapja e listave me skemën aktuale zgjedhore krijon probleme të mëdha administrimi gjithësesi ne jemi këtu dhe shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të rregulluar aspektin teknik që do të mundësonte një menaxhim të sigurt të procesit të hapjes së listave. Ne nuk jemi kundër koalicioneve kjo është spekuluar qëllimisht. Ne jemi për t’i garantuar të drejtën çdokujt të bëhet pjesë e një grupimi partish por sipas një rregulli që e mundëson teknikisht zbatimin e hapjes së listave”.
Burime nga mbledhja po ashtu thonë se Damian Gjiknuri ka deklaruar:
Basha dhe LSI kanë qenë publikisht hapur pro hapjes së listave kështu që shpresoj se së sebashku do arrijmë t’i japim një zgjidhje duke u thënë shqiptarëve që morëm vendimin për tu zgjeruar mundësinë për të zgjedhur nominalisht deputetet përmes listave të hapura.
Burime nga këshilli politik bëjnë me dije po ashtu se Rudina Hajdari po kërkon mbështetjen e PD pasi tha se Basha është shprehur disa herë pro për listat e hapura.
Mbërrin Rama! Nis diskutimi në Këshillin Politik (11:09)
Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë ato se çfarë do diskutohen.
Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha është në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi.
Rama ftoi dhe presidentin Ilir Meta t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë disi e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.
Lajmi në përditësim…
Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/17/mirepresim-bashen-dhe-kryemadhin-ps-te-henen-mblidhet-keshilli-politik-do-jete-edhe-rama/

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik: Të miratohet sa më parë marrëveshja, për të tjerat jemi të gatshëm të diskutojmë

Zbardhet agjenda e Lulzim Bashës në Kosovë/ Takime me krerët më të lartë

RonaTyra

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu