Ashpërsohen masat anti-COVID, qeveria mbyll klubet e natës dhe diskot

0
Gjigandi

Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve dhe humbjeve të jetëve, qeveria ka ashpërsuar masat anti-Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në njoftim thuhet se ato që shkelin urdhërrin, do gjobiten me 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Ashpërsohen masat, Manastirliu: Ndalohen klubet e natës, prioriteti nr.1 mbrojtja e shëndetit të qytetarëve

RonaTyra

Gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Tiranë, 20 Korrik – Me vendim të qeverisë shqiptare nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre. Njoftimi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu duke theksuar se prioritet nr.1 për qeverinë shqiptare është mbrojtja e jetës së qytetarëve.
“Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”, bëri të ditur Manastirliu.
Ky vendim, sipas Manastirliut, vjen pasi është konstatuar që në këtë periudhë, klubet e natës janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.
Manastirliu në komunikimin e saj ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të përshtaten me normalitetin e ri si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.
“Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme”, tha Ministrja e Shëndetësisë.
Manastirliu ka apeluar për zbatimin rigoroz të masave të distancimit social, higjenës vetiake, përdorimit të maskës, dhe çdo lloj mase tjetër që autoritetet shëndetësore rekomandojnë për mbrojtjen e shëndetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu