Karma vetë është energji. Është energjia e veprimit (në sanskritisht ajo nënkupton “akt”, “veprim”), i cili nuk është as pozitiv as negativ, por mund të sjellë vuajtje ose mirëqenie.
Karma na kujton se secili prej nesh e drejton jetën sipas veprave dhe vendimeve që ai merr; dhe se çdo gjë që bëjmë, në mënyrë pozitive ose negative, çon në rezultate. Sipas kësaj, veprimet e virtytshme që bëhen me energjinë e dashurisë, respektit dhe detyrës njihen si “dharma” dhe ato që lidhen me vuajtjen si “karma”.
Nëse në këtë kohë ndjeni një barrë të madhe mbi shpatullat tuaja dhe keni vështirësi për të ecur përpara, karma mund të zvogëlohet nëpërmjet një pune të brendshme dhe shpirtërore. Sa më lehtë që të ndiheni aq më shumë do të mund të ecni përpara.
1. Njihni cilat situata ose njerëz kanë për t’ju mësuar
Edhe nëse gjërat mund të bëhen të vështira ose të jenë ndryshe nga ideja që keni, gjithçka ka diçka për t’ju mësuar. Merrni të gjitha mësimet dhe përvetësojini ato. Ky do të jetë çelësi i evolucionit tuaj shpirtëror.
2. Mësoni se ndonjëherë është më mirë të heshtni
Nuk është gjithmonë mirë të flitet. Nëse jeni të heshtur ju mund të mësoni fuqinë dhe peshën e fjalëve. Përdoreni me ndërgjegje dhe respekt. Mos flisni vetëm për të thënë diçka, për të bërë atë me ndjeshmëri, pa dëmtuar.
3. Fokusohuni në atë që është më e mira për ju
Sigurohuni që gjithçka rreth jush është krejtësisht pozitive. Rrethojeni veten me njerëz me zemër të mirë, situata që ju lejojnë të mësoni dhe ju falin ndjenja të mira.
4. Falni
Racizmi, urrejtja, zilia, xhelozitë, etj., janë emocione që krijojnë vetëm energji negative brenda jush. Zgjidhni të falni ata që ju lëndojnë, madje edhe veten tuaj. Lëreni të shkojë atë që ka qenë dhe besoni në faktin se më e mira do të vijë. Do të ndiheni shumë më të lehtësuar.
5. Mendoni në mënyrë pozitive
Idetë dhe mendimet nuk mbesin vetëm në mendjen tuaj. Mënyra se si vendosni ta tregoni veten, gjithçka që ju ndodh dhe ju rrethon në një farë mënyre është ajo se si i shihni gjërat. Për këtë arsye, nëse përpiqesh të jesh pozitiv, ndoshta do të tërheqësh të mirën pranë vetes, sepse tashmë jeni të hapur ndaj kësaj.
6 . Tregoni respekt dhe dashuri ndaj vetes dhe atyre që keni përreth
Gjithmonë kini respekt dhe dashuri ndaj vetes dhe të tjerëve. Mundohuni të reduktoni zakonet ose mendimet që mund t’ju dëmtojnë juve ose të tjerët. Mos prisni asgjë në këmbim. Besoni në atë që jepni, në univers dhe në veten tuaj. Gjërat e mira kërkojnë dashuri të pakushtëzuar.