Dibër/ Dalin pozitiv me koronavirus një punonjës i Bashkisë dhe një polic. Gjithsej 24 raste aktive

0
Gjigandi

Një punonjësi i stafit të Bashkisë Dibër dhe një punonjës policie kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Nisur nga këto raste, një ditë më parë janë marrë 20 tampon në këto vatra të reja, të cilët janë dërguar për analizë në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, përgjigjet e të cilëve pritet të dalin të Shtunën.

Ndërkohë grupi i task-forcës së ngritur për monitorimin e zbatimit të rregullave të mbrojtjes nga Covid-19 vijon të ushtrojë kontrolle në terren, kryesisht në subjekte tregtare për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura, mbajtjen e distancës dhe përdorimin e dezinfektantëve. Aktualisht, në Dibër janë 24 raste aktive.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu