U ekstradua nga Shqipëria, lirohet gazetari Ahmet Emre Olur në Turqi

0
Gjigandi

Gjykata në Turqi ka marrë vendimin të lirojë gazetarin Ahmet Emre Olur, i cili u arrestua në Shqipëri dhe u deportua drejt vendlindjes ku kërkohej si këshilltar i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker.

Olur u prangos në Rinas më 17 shtator të vitit 2022 pasi mbi të rëndonin veprat penale: “Kanosje”, “Lavdërim i krimit dhe kriminelit”, “Fyerje”, “Anëtar i një organizate të krijuar për të kryer një krim”, “Plagosje e thjeshtë” “Fyerje me mesazh zanor, me shkrim ose me video”.

Ai kërkoi azil politik në Shqipëri, pasi pretendonte se në vendin e tij i rrezikohet jeta, por kjo gjë iu refuzua dhe u deportua më 18 shtator.

Olur kishte një kanal në Youtube ku publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar postoheshin pikërisht nga ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu