Del në dritë skandali, anëtari i KLP-së autor i plagosjes së 2 personave – Lajmi i Fundit – Lajme

0
14

Një ish-polic ka denoncuar në emisionin investigative, “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani në Televizionin Fax News një ngjarje e cila ka ndodhur në vitin Shtator 1992 në fshatin Vrion, në oborrin e kishës ku plagosjen e ka kryer ish-polici, sot anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Hasim Bazaj.
Ish-polici denoncues, emrin dhe fytyrën e të cilit preferuam të mos e bëjmë publike kjo edhe për shkak të kërkesës së tij, thotë se Tartari është përpjekur ta përfshijë në ngjarje pasi Iika mbërritur një kërkesë nga shefi i Plocisë së Sarandës në atë kohë, Spiro Longo, i cili i ka komunikuar se duhet të qëndrojë disa kohë në ambientet e paraburgimit.

“Isha me miq kur Tartari më tha se duan të më vrasin. Isha polici në atë kohë. Shkuam menjëherë në vendgjarje i gjetëm duke u përleshur. I them largohu dhe mendova se u largua. Pasi iku, dëgjova 5-6 krisma arme në mes të turmës. Mendova me vete: “Çfarë bëhet”, “mos do më vrasin”?
Kur afrohem gjej dy persona të shtrirë në tokë, mbytur në gjak, të cilët ndodheshin aty pa ndjenja. I morëm menjëherë, i hipëm në makinë dhe i dërguam në spital. Njërin e transportova vetë, bëra detyrën. Spiro Longo atëherë shef i policisë së Sarandës më theërret.
“Do bëjmë një verifikim të vogël”, unë e kuptova për çfarë ishte. Më thotë do të ndaloj që ke bërë një plagosje. Për çfarë plagosje po thua? Gjatë kësaj kohe bënë verifikimet e mundshme. ‘Plagosjen – thotë – e ka bërë për mua’. U bë verifikimi, mua më nxorën pas tre-katër orësh. Tartari kishte bërë një denoncim për mua. E ndaluan, kaloi në dhomat e ndalimit me arrest me burg. Artan Hasim Bazaj është arrestuar për konflikte me dashje për motive të dobëta”.
Artur Çani e pyet denoncuesin: E keni parasysh se për ju mban përgjegjësi penale nëse nuk është e vërtetë.?
Denoncuesi: Kam qenë dëshmitar mo, e kam parë me sytë e mi, nuk është se më kanë thënë. Ky është skandal i madh. Fshati është në Vrion ku ka ndodhur ngjarja në oborrin e kishës. Kishte shumë njerëz në vendin e ngjarjes. Ka shkuar edhe një radio greke që e ka transmetuar. Mbaj mend se edhe vetë Sali Berisha në atë është prononcuar për atë ngjarje se ka bërë bujë edhe në media. Unë nuk e bëj për hakmarrje, por një njeri që më akuzoi mua imagjino kë mund të akuzojë më parë. Ai ka bërë plagosje, mund ta bëjnë edhe hero kombëtar me këtë drejtësinë e re, por ai ka kryer një akt kriminal dhe këtë dëshmi e jap me vullnet të lirë.
Nga dëshmia mësuam se emri i hetuesit është Artan Hazbiu, sot prokuror në Lushnje, i cili për ‘Ajsberg’ tha se ndryshe nga sa tregoi denoncuesi, nuk ka qenë prokuror por hetues, dhe kjo është e kuptueshme pasi mund të ndodh për shkak se ka kaluar shumë kohë e nuk mbahen mend detaje të tilla. Ai ka thënë për gazetarin e emisionit investigative se, e mbante mend ngjarjen por je se si kishte përfunduar. Pra personi që duhet ta mbante mend, nuk e mbante mend ngjarjen.
Artur Çani shkoi personalisht në qytetin e Lushnjes për të pyetur prokurorin Artan Hazbiu lidhur me plagosjn e dy personave nga anëtari i KLP-së, Tartar Hasim Bazaj. Por Hazbiu ka thënë siç e përmendëm më lart jashtë kamerës se e mbante mend si ngjarje por jo se si kishte ndodhur.
Çani iu drejtua Sarandës për të marrë informacion mbi të plagosurit nga kjo ngjarje, Niko Thoko i plagosur në vitin 1992 me armë zjarri në thembër. Por për fat të keq ky person ka pasur një aksident tragjik me pasojë vdekjen në një motor në Greqi.
Ndërkohë “Ajsberg” ka kontaktuar të plagosurin e dytë nga kjo ngjarje i cili jeton në Greqi momentalisht dhe është intervistuar me anë të një bisede telefonike.
Thoma Zizi: Alo
Çani: Mirdita
Thoma Zizi: Mirdita
Çani: Jam Artur Çani, të marr nga Shqipëria, ti je Thomai apo jo?
Thoma Zizi:
Çani: Të të pyes për diçka që ka ndodhur në vitin 1992
Thoma Zizi: Po
Çani: Të ka plagosur dikush, kush ka qenë ai e mban mend?
Thoma Zizi: Më ka plagosur Tartar Bazaj, më zuri plumbi rastësisht jo se kishte gjë me mua, më ra në kofshë, pastaj një plumb tjetër në kavilje, por ai personi tjetër (Niko Peko), fatkeqësisht ka vdekur në një aksident me motor në Greqi kam marrë vesh.
Çani: Mban mend se si shkoi ngjarja?
Thoma Zizi: Mbaj mend se ka ardhur në shtëpi (Tartari), dhe më kërkoi falje, as se njihja as s’më njihte.
Ndërkohë nga grumbullimi i informacioneve për ngjarjen e 23 viteve më parë mësohet se Leandro Llapaj dhe Tartar Bazaj kanë pasur një grindje për motive të dobëta. Leandro është ndaluar se ka plagosur me dashje Tartar Bazajn ndërsa Bazaj është ndaluar se ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit. Tartari nuk ka qenë i saktë në të qëlluarit pasi ka qëlluar persona të tjerë jo shënjestrën.
Në Sarandë u zbulua se shefi i Prokurorisë në atë kohë atje, ka qenë Agron Tepelena i cili është thirrur në telefon nga “Ajsberg”.
Tepelena: Përshëndetje
Çani: Artur Çani jam
Tepelena: Po, se më doli emri
Çani: Kam gjetur dokumentin e Policisë…
Tepelena: Po
Çani: Për atë Tartarin, thuhet qartë se ai është ndaluar me datë 2 shtator të vitit ‘92 bashkë me dy të tjerë. Tartar Bazaj, polic 22-vjeç se ka qëlluar me armë zjarri pistolet dhe ka plagosur Niko Thokon, dhe Thoma Zizin, nga Finiqi që jeton në Greqi. Të cilin e ka kapur plumbi pa dashje, se ky ka pasur konflikt me Llapajt, (Leandro Llapajn), por është plagosur me thikë edhe Bazaj. Mund të më jepni ndonjë detaj?
Tepelena: Ai (Tartari) duhet ta dijë më saktë, unë dua të të ndihmoj për të vërtetën aq më tepër të kësaj kategoria që duhet të jenë njerëz të pastër. Ka patur shkëmbim me zjarr, të shtëna me pistoletë. Kuptoje tani, vetëm Tani duhet ta dijë.
Çani: Nuk e mban mend dhe ka dhe një të keqe tjetër se është edhe në sistemin e drejtësisë.
Tepelena: E njoh, e kam edhe mik e nëse do ta kisha hetuar vetë do të kisha në mendjen time detaje më tepër. Nëse ka dokumenta më tepër në Prokurorinë e Përgjithshme. Pavarësisht si është justifikuar, ngjarja është bërë në ambient publik. Ka qenë mbajtja 72 orëshe atë kohë për ngjarje të tillë, nuk di ç’të të them më tepër.
Ndërkohë “Ajsberg” mësoi se Tartari qëndroi në një dhomë në Sarandë me një person tjetër të cilin e pyetëm dhe tregoi detaje se ku kishte punuar më vonë, përfshirë edhe tek SHIKI-u në këtë qytet si roje.
Ndërsa ajo çfarë e bën çështjen në fjalë akoma më të rëndë ka të bëjë me faktin se Bazaj është anëtar i KLP-së dhe se ngjarjen në fjalë nuk e ka deklaruar e duke kryer një vepër penale sipas nenit 5 të ligjit mbi integritetin, atë për deklarata të rreme ose të shtrembëruara, ku ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në një masë shtërngimi apo i ndaluar.
Prokurori Petrit Fusha ka firmosur përfshirjen e Tartar Bazajt në sistemin e drejtësisë. “Në përfundim të procesit të hetimit, është konkluduar se hetimi është kryer i plotë dhe i gjithanshëm dhe është konstatuar se nuk ka asnjë vepër të kryer penale apo masa shtrënguese ndaj personit të hetuar”, thuhet pak a shumë në vendimin e komisionit të hetimit firmosur nga Petrit Fusha.
Gazetari Artur Cani është përballur edhe me vetë Tartar Bazajn nga ku ky i fundit është shfaqur shumë Iitensionuar, dhe ka arritur deri aty sat ë kërcënojë edhe gazetarin.
Bazaj: Ik ore zotëri, i ke aty të gjitha.
Çani: Ku i ke provimet e tua
Bazaj: Ore zotëri, unë nuk i mbaj mend ti më thua mua…. Ore zotëri unë të them se nuk i mbaj mend, i shikon se sa janë këtu në radhë (tregon dosjet). Orë zotëri shiko punën tëndë. Po e ktheve në persoale do të kesh punë me mua.
Çani: Jo jo mos më kërcëno mua se po bëj punën time. Ti ke gënjyer këtu
Bazaj: Në rast se kam gënjyer do të hash ti burg? Ti zotëri shiko fëmijët e tu unë të mitë. Kur të mbarojmë, kemi punë bashkë.
Çani: Po më kërcënon ti mua?
Bazaj: Jo, ti po më kërcënon mua?
Çani: Jo
Çani: Ku i ke dokumentet, ku janë?
Bazaj: Unë jam rracë që ia marr gjakun në vetull më të mirit, ti se di fare….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here