Deklaratë shokuese! Ish-truproja “kryqëzon” Ellen DeGeneres: Ajo shtiret, është një fasadë

0
Gjigandi

Në qendër të vëmendjes, e kritikuar shpesh këto kohë nga anëtarët e stafit “The Ellen Degeneris SHOË’ për dështim në komunikim me punonjësit dhe mospagim të tyre në kohën e pandemisë, Ellen DeGeneris, ka pasur një tjetër deklaratë surprizë së fundmi.

Ish-truproja që do ta mbronte atë në Oscars 2014, ka folur për sjelljen e saj egoiste.

Tom Majercak i vendosur si bodyguard personal i DeGeneres në 86-vjetorin e Akademisë së Çmimeve Oscar,  foli për një eksperiencë fatale dhe tërësisht të pakëndshme me moderatoren. Ellen sipas deklaratave të tij, as nuk e përshëndeste as nuk i thoshte faleminderit, ishte e ftohtë dhe shumë poshtëruese me të.

“Ajo i trajton ndryshe njerëzit që janë në rrethin e saj”, tha ish-badigardi.

Më pas ai shtoi se Ellen është shumë ndryshe nga ajo çfarë paraqitet në televizion. Njerëzit bien në dashuri me të, por është një fasadë e rremë. Ajo nuk është personi që portretizon veten, shtiret. Nuk i intereson asgjë tjetër për sa kohë merr atë që dëshiron.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu