Amanda Holden thotë që këtë verë fustanet me palosje po bëhen gjithnjë e më aktuale, ndërsa këtë model ajo e ka prezantuar në mënyrën më të mirë
Ky model është zgjedhje e duhur për çdo femër, sepse ngushtojnë dhe formojnë figurën e orës së rërës.
Nuk ekziston damë së cilës ky model i rri keq, thonë ekspertët e modës.
Fustani ka gjatësi perfekte, është valëvitës dhe e thekson më të bukurën në trup. E gjithë kjo e bën zgjedhjen më të mirë verore.
Në të do të dukeni bukur, por edhe do të ndiheni këndshëm, sepse modelet e këtilla kryesisht bëhen nga materialet e lehta.
Aktorja ka zgjedhur fustanin ngjyrë të verdhë dhe, nëse pyesni, ai është zgjedhje e shkëlqyeshme për ditët verore me diell.
Bashkë me fustanin ngjyrë të zjarrtë, Amanda ka zgjedhur edhe sandalet të cilat kanë zgjatur këmbët dhe i kanë dhënë dozë femërore gjithë veshjes.