Dy punonjës pólicie në qarkun e Tiranës kanë rezultuar pozitivë me koronavírus dhe 7 të tjerë janë vetëkarantinuar. Më konkretisht, dy rastet e reja janë efektivë të Rendit, ndërsa njëri prej tyre është shtruar në spítalin Inféktiv.
Dyshohet se janë inféktuar gjatë punës dhe autoritetet kanë nisur gjurmimin e kontakteve të afërta duke i bërë tamponët edhe kolegëve e disa familjarëve të tyre. Ndërkohë në të gjithë vendin janë karantinuar 17 punonjës pólicie.
Përveç 7 efektivëve të vetëkarantinuar në Tiranë, 6 të tjerë janë ízoluar në banesat e tyre në Elbasan, 3 në Korçë dhe 1 në Berat. Punonjësit e vetëkarantinuar kanë pasur kontakte me kolegë e familjarë të ínfektuar me herët.
Për të parandaluar përhapjen në masë të Cóvid-19, në hyrje të Drejtorisë Vendore të Pólicisë së Tiranës funksionon tuneli dezinfektues. Qytetarët që futen në këtë godinë për të marrë shërbim nuk lejohen pa maskë.