“Rama ka vjedhur identitetet e njerëzve”/ Kryemadhi për 7 korrikun: Njerëzit të dalin në shesh! Protesta nuk do shitet

0
18
Gjigandi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar këtë pasdite me drejtuesit e LSI-së, në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen pranverën e ardhshme.

Në fjalën e saj, Kryemadhi theksoi se duhet të ketë një lloj koordinimi, si dhe një mirë përgatitje nga ana e kandidatëve.

Ndër të tjera ajo përmendi edhe protestën e 7 korriku, ku dhe bëri thirrjen që njerëzit të sensibilizohen dhe të dalin në shesh për veten e tyre.

“Në pranverën e ardhshme do kemi zgjedhje lokale, ndaj dhe ne si LSI duhet të jemi të përgatitur. Dua të theksoj se 25 korrikut është konventa kombëtare, ku dhe më kanë lajmëruar që disa janë larguar. Ne duhet të vendosim një lloj koordinimi për gjithë delegatët, por edhe përgatitjen e kandidatëve. Grupi i punës kanë filluar, si dhe kudo mund të bashkohet. Para datës 25 prill kemi edhe protestën e 7 korrikut, ku duhet të sensibilizojmë njerëzit për të protestuar për veten e tyre, jo partinë.

Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në ekonominë shqiptare, ndaj është e rëndësishme që t’i njoftojnë njerëzit. Kanë vjedhur identitetet e njerëzve, pra një qeveri që përdor mungesën e informacionit, varfërisë, pra çdo gjë të tyre për ta kthyer në grupin kriminal. Protestat nuk shiten më, nuk do jenë vetëm partitë. Gazetarë, biznese dhe njerëz të tjerë kanë një mundësi për të kërcënuar këtë qeveri. Ka vlerë!”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu